Një pedagog në Universitetin Politikenik ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për një pedagog të Arkitekutrës, i cili është dorëhequr pas akuzave të shumta që ka marrë nga studentët.
Lajmi është konfirmuar nga një student, për Ora News, i cili ishte i pranishëm në një mbledhje të zhvilluar në kët fakultet.
Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar mbledhje pedagog - student në fakultetin e Arkitekturës dhe atë të Ekonomikut. Në këto mbledhje studentët kanë shprehur shqetësimet e tyre, të cilat i kanë parashtuar edhe në protestë.