Arrestohet i dënuari për vrasje

E Enjte, 13 December 2018 12:35

Është arrestuar nga policia në Kavajë një person i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprat penale ”Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”

Shtetasi i arrestuar më datë 05.08.2009, në lagjen Nr.11, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.S.

“Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:

Ervis Sinella 35 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi i mësipërm është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës (vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë) me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale ”Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar në nenet 83 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Shtetasi E.S. më datë 05.08.2009, në lagjen Nr.11, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.S”, thuhet në njoftimin e policisë.

Login to post comments