“Ruaj traditën, festo shqip”, mbledh bashkë studiues të folklorit dhe artistë

E Enjte, 13 December 2018 14:30

Një grup studentësh i Programit Master i Shkencave, dega Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun mblodhën në një tryezë të rrumbullakët studiues si dhe artistë në kuadër të fushatës “Ruaj traditën, festo shqip” që synon ndërgjegjësimin e të rinjve në ruajtjen e folklorit. Kjo fushatë është iniciuar mbi bazat e një detyre kursi, në lëndën Konceptim dhe Menaxhim Fushatash. Pedagogu i lëndës Ph.D. Edlira Mali është njëkohësisht edhe këshilltarja e studentëve gjatë këtij projekti, e cila i ka orientuar studentët në çdo aktivitet të tyre.

Kryefjala e tryezës ishte rreziku i humbjes së trashëgimisë sonë folklorike. Studiuesit janë shprehur të shqetësuar në lidhje me vështirësinë e tejkalimit të folklorit nga brezi në brez.  Duke i’u referuar bartësve, gati njëzëri të gjithë ranë dakord mbi faktin se bartësit po humbasin, e ndërkohë po humbim edhe një trashëgimi kulturore.
Tryeza e rrumbullakët u moderua nga gazetarja e mirënjohur Anisa Ymeri, e cila iu bashkua fushatës së studentëve për përçimin e vlerave dhe traditave folklorike shqiptare, ndërkohë që studentja Beklie Koltraka prezantoi për të pranishmit konceptin e fushatës “Ruaj traditën, festo shqip”.
Menaxherja e fushatës studentja Donisa Perseku falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen ndërsa përmendi arsyet e ndërmarrjes së një fushate të tillë duke u nisur edhe nga nevojat e shoqërisë sonë për të ruajtur rrënjët e tyre.
Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, gjatë fjalës së tij përshëndetëse përgëzoi studentët për aktivitetin e organizuar. “Vlerë rinia, që rritet dhe edukohet me të gjitha komponentët e atij kombi”, shtoi më tej.
Gjatë bisedës u fol edhe për vlerat e jashtëzakonshme të folklorit dhe rëndësinë e trashëgimit të saj. Prof. Dr. Rahim Ombashi dha një mesazh shumë të vyer për të gjithë të pranishmit duke vënë në pah edhe rëndësinë e këtij takimi. “Marrim nisma të tilla sepse kemi mundësi e mbi të gjitha ndjejmë përgjegjësi për të ardhmen. Nuk harron shqiptari lahutën, traditën, pa ato do të ishte një diçka që ecte pa shpirt”, tha ndër të tjera. Ndërkohë shkrimtari i njohur Doc. Dr. Agron Tufa u ndal në elementët e veçantë të folklorit shqiptar të cilat i bëjnë rrënjët tona të thella dhe impresionuese për këdo që i përjeton.
Një pjesë të rëndësishme të takimit e zuri dhe rëndësia e lahutës, duke i’u referuar dhe ngjarjeve të fundit. Koleksionisti dhe instrumentisti Ermal Sela duke parë lahutat e vendosura mbi tryezë tha se tre prej tyre janë autentike shqiptare, duke bërë kështu dallimin mes lahutës shqiptare dhe asaj serbe. Ndër të tjera ai tha se për shkak të masivizimit po prodhohen lahuta serbe si të ishin shqiptare. Me këtë rast në tryezë ishin të ftuar dy lahutistë të njohur të cilët luajtën me veglat e tyre muzikore Jonuz Delaj dhe Gjin Peplokaj si pjesë nga trashëgimia jonë në shekuj (Eposi i kreshnikëve), ashtu edhe krijime të tyre origjinale.
Etnologia dhe antropologia Armanda Hysa u shpreh se folklori i vërtetë nuk gjendet në festivalet folklorike, por tek festat familjare dhe dasmat. Po ashtu edhe studiuesja Ilirjana Kaceli përmendi edhe ngjarjet historike me rëndësi për trashëgimin e kulturës sonë.
Ndërkaq Genc Kastrati, koreograf pranë Ansamblit të shtetit, foli për vallet popullore shqiptare duke treguar mbi veçantitë e tyre. “Vallet ballkanike karakterizohen nga lëvizje dinamike të këmbëve, ndërsa në vallen shqiptare, lëviz çdo gjymtyrë e trupit.” Më tej ai shton, edhe shpjegimin e fjalës valle, me anë të fjalës arbëreshe valë, duke shpjeguar përkatësisht ndjesinë që jep vallja shqipe, dinamike dhe elegante.
Ndërsa ish balerina e ansamblit dhe koreografja, Lindita Kaimi veç nostalgjisë për konkurset e viteve të shkuara, si dhe kujtesës mbi disiplinën dhe kujdesin me të cilat kuroheshin vallet, na solli në vëmendje dhe larmishmërinë e kostumeve popullore shqiptare, si dhe ndryshimet që janë prezente edhe në fshatra shumë të afërt.
Fushatës së studentëve i është bashkuar edhe balerina e njohur e Teatrit të Operas dhe Baletit, Isida Mollaymeri e cila i ka mbështetur studentët në hapat para të organizimit të aktiviteteve.
Fushata do të vazhdojë me një konkurs vallesh, ku ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të marrë pjesë. Fituesit e tre vendeve të para të konkursit do të kenë mundësi që të performojnë në një koncert madhështor me të ftuar personalitete të artit, si dhe çmime të tjera.

Uni.jpg

Modifikuar më E Enjte, 13 December 2018 14:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...