LAJM I FUNDIT-Skandali/Ja sa burg kërkoi prokuroria për Rexhep Rrajën

E Enjte, 13 December 2018 15:19

 

Prokuroria ka dhënë pretencën ditën e sotme për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg për Rexhep Rrajën. Rraja akuzohet për pëndjekje të Xhisiela Malokut.

Gjykata e Krujës kishte pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar. Në rast dënimi djali i deputetit të PS-së do përftojë ulje dënimi me 1/3.

Në datë 24 tetor Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurorisë e cila për djalin e deputetit socialist ka ngritur akuzën e kanosjes ndaj Xhisiela Malokut. Rexhep Rraja ndodhet në burg me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij.

Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Për këto akuza prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim të veçantë ndërsa ish-oficeri i policisë gjyqësore në Fushë Krujë Emiljano Nuhu pasi dërgoi një letër autoriteteve më të larta në vend duke denoncuar rastin kërkoi azil politik në Zvicër.

Modifikuar më E Enjte, 13 December 2018 15:38
Login to post comments