Nga Ferdinand Saraci
1. Heqja e taksës së qarkullimit dhe reflektimi i heqjes së saj në çmimin e naftës.
Nuk mund të paguajmë një taksë që e ka humbur funksionin. Në një moment kur për mirëmbajtjen e rrugëve ka një plan për dhënie me konçesion dhe bërje të kalimit me pagesë, si dhe kur ne paguajmë çdo vit taksën e rregjistrimit të automjeteve, atëherë ne kërkojmë heqjen e taksës së tretë, taksës së qarkullimit.
2. Sigurim i cilësisë së naftës dhe garantimi i mosvjedhjes në sasi. Të dyja këto janë detyra bazike të shtetit, të cilat ai s’i ka përmbushur deri më sot. Ne kërkojmë që shteti të bëjë detyrën dhe të mbrojë qytetarët nga këto vjedhje direkte dhe indirekte.
3. Publikimi i të gjitha kontrolleve të kryera nga institucionet e kontrollit të cilësisë së naftës dhe të sigurisë së pistoletave në karburante. Kërkojmë bërjen publike me emër dhe vendodhje të çdo karburanti që është gjetur në shkelje nga institucionet shtetërore. Është e papranueshme që shteti t’i kapë duke vjedhur dhe informacionin t’ua mbajë të fshehtë qytetarëve, dhe ata të vazhdojnë të vidhen.
4. Cmimi i energjise elektrike eshte i pa perballueshem per xhepat e qytetareve . Mos te flasim pastaj per sherbimet elektrike te cilat jane pertoke , gjithmone e me shume energjia ne qytetin tone dhe zonat perreth mungon .
5. Solidarizohemi me studentet te cilet vasmzhdojne te jene qendrestare ne kerkesat e tyre .
c