Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka përballur Live të enjten kryeministrin Edi Rama me një student me aftësi të kufizuara.
Studenti i verbër u shoqërua nga drejtuesi i emisionit, gazetari Blendi Fevziu në studio, duke i kërkuar atij të flasë drejtpërdrejt me kryeministrin e vendit.
Studenti i kërkoi kryeministrit Rama se për çfarë arsye nuk zbatohet ligji për statusin e të verbërit.