Korçë, arrestohen dy persona për lëndë të forta narkotike

Premte, 14 December 2018 10:46

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, të kapur në flagrancë për shpërndarje lëndësh narkotike të forta, teksa ka sekuestruar rreth 423.8 gramë heroinë, një sasi kanabisi, 19 tableta metadoni, si dhe fishekë luftarakë.

Konkretisht janë ndaluar 34-vjeçari M.Xh., si dhe 36-vjeçari L.M., që të dy banues në Korçë dhe që të dy me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje apo vjedhje me dhunë.

Gjatë kontrollit që ka ushtruar policia, shtetasit L.M. i janë gjetur në hyrje të banesës së të arrestuarit tjetër M.Xh., disa doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Ndërsa pas kontrollit të banesës së këtij të fundit u gjetën 423.8 gramë heroinë, sasi që ishte ndarë edhe në 109 doza të gatshme, 19 tableta metadoni, një sasi e dyshuar cannabis sativa, 45 copë fishekë me mbishkrim “E.”, si dhe një peshore elektronike.

Pas veprimeve proceduriale rutinore të specialistëve të seksionit për narkotikët, materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Korçës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...