Kolegji i Apelimit shtyn datën e vendimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Premte, 14 December 2018 15:50

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu për në datën 17 dhjetor marrjen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik që kërkon shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Në seacën zhvilluar dje, trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Ardian Hajdari, u shpreh se “trupi gjykues ishte në ‘pamundësi absolute’, për të marrë një vendim,

Gjatë seancës, Bashkim Dedja, i mbrojtur nga avokati Maks Haxhia, kundërshtoi ankimimin e Komisionerit Publik Darjel Sina. Dedja dhe Haxhia, ndër të tjera, thanë se Zoti Sina është treguar dashakeq dhe me standarde të dyfishta kur ka ankimuar në KPA vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë Deden.

Po ashtu, avokati Haxhia pretendon se Darjel Sina ka konflikt interesi në këtë çështje ndaj ankimimi i tij duhet të hidhet poshtë. Të gjitha këto pretendime, komisioneri Sina i hodhi poshtë.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja u konfirmua në detyrë në qershor nga KPK-ja, megjithëse gjatë hetimit administrative atij ju gjetën një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë. Një analizë të plotë të problemeve më deklarimin e pasurisë së Zotit Dedja mund ta lexoni këtu.

Menjëherë pas konfirmimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e kundërshtoi vendimin e KPK-së për rikonfirmimin në detyrë të gjyqtarit Dedja duke deklaruar se KPK nuk ka përdorur të njëjtat standarde si për gjyqtarët e tjerë. ONM i rekomandoi Komisionerit Publik që ta ankimojë vendimin në KPA.

Në korrik, Komisioneri Publik Darjel Sina, me rekomandimin e ONM-së, apeloi  vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Bashkim Dedes.

Si një prej dy anëtarëve të vetëm të mbetur në Gjykatën Kushtetuese, shkarkimi i Bashkim Dedes do të sillte ngërç në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, temë për të cilën mund të lexoni këtu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...