Nëna e Dorjan Protoduarit, protestuesit të burgosur angazhohet në PD: Ngrihu o popull!

Saturday, 15 December 2018 15:37

Një zë gruaje ka kumbuar krejt ndryshe sot në podiumin e Kuvendit Kombëtar të PD-së në Tiranë.

Ishte zëri i zonjës Lindita Protoduari, banore e Unazës së Re, nëna e Dorjan Protoduarit, protestuesit të burgosur për shkak së kryesoi protestën e banorëve që po u shemben shtëpitë dhe bizneset.

Zonja Protoduari i ka drejtuar një thirrje të fortë studentëve që të mos kenë frikë të protestojnë, por të vazhdojnë me kurajo betejën e tyre siç janë duke e vazhduar prej 42-ditësh banorët e Unazës së Re.

Zonja iu drejtua jo vetëm të rinjve, por gjithë popullit “Ngrihu o popull sa nuk është vonë”, ndaj një kryeministri, të cilin e cilësoi diktator, kriminel.

“Z. Lulzim Basha! Të falënderoj nga zemra që më dhe të drejtën e fjalës, se akoma po persekutohemi nga ky diktator i egër, - tha zonja Protoduari. - Vij nga një familje e persekutuar, kur akoma po kërkojmë të drejtën e fjalës dhe na burgos si i ati i tij, si etërit e tij.

Ky kryeministër një orë e më parë duhet të ikë, që të shpëtojë kombi nga ky i paedukuar, nga ky kriminel, ky i pacipë, nga ky drogaxhi.

Jam e privilegjeruar që bëj pjesë në këtë Kuvend dhe i them gjithë rinisë të mos ketë frikë nga ky, i biri i Kristaq Ramës.

I bëj thirrje Unazës së Re, jam një banore e Unazës që të mos kenë frikë të protestojnë kur do të hedhë në rrugë dymijë familje nga anembanë vendit, të mos ketë frikë nga ky pushtues, por të marrë të drejtën e fjalës dhe të kërkojë të drejtat e tyre.

I bëj thirrje studentëve, se kur një kushërira ime që ishte në vitin e fundit të Mjekësisë dhe kërkoi të drejtat e saj, njëlloj si djalin tim, po e burgos. Turp, turp i këtij vendi!

Jam më e privilegjuara këtu që po na jepni fjalën, se ne po na shtyp kjo diktaturë dhe ky njeri i pacipë.

Kur fëmija im sot është në burg, se ngriti zërin dhe kërkoi fjalën e tij, turp të ketë!

Ngrihu o popull sa nuk është vonë! Të rrojë demokracia!”- përfundoi Lindita Protoduari.

Modifikuar më Saturday, 15 December 2018 16:14
Login to post comments