Këta të tre janë përgjegjës për gjendjen skandaloze në konvikte

Diel, 16 December 2018 14:12

Një nga kërkesat e studentëve që sot vijojnë në ditën e 12-të të protestës së tyre është dhe gjendja e konvikteve në qytetin studenti, që shumë prej tyre e ka kthyer gjumin në një makth.

Po nëse qeveria premton zgjidhjen, vetëm përmes dialogut, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar fajtorët e gjendjes së konfikteve.
Tre nga emrat që administrojnë sot godinat e qytetit studenti janë: Erion Veliaj, dhëndri i ish-ministrit Xhafaj Ditjon Baboçi si dhe Plarent Ndreca, ish-këshilltari i ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Sipas Zhupës në menaxhimin e fondeve të konvikteve nga këta persona,KLSH-ja ka evidentuar një sërë shkeljesh.
Denoncimi i plotë i Ina Zhupës në Facebook:

Kushti i 6 i studenteve lidhet me mjerimin qe kane ne konvikte dhe ne Tirane kjo gjendje ka vules Erjon Veliaj dhe dhendrit te Fatmir Xhafes, vartes i tij.

Mjerimi i konvikteve te Qytetit Studenti e ka emrin Erjon Veliaj, administratori i 100% te aksioneve te kesaj shoqerie publike. Nje nga kushtet e studenteve lidhet pikerisht me shkaterrimin total te mundesise per jetese dinjitoze ne konvikte. Konviktet jane turpi i keqmenaxhimit te bashkise Tirane dhe nderkohe Veliaj na thote qe eshte dakort me studentet!!!

Me VKM nr.335, date 4.5.2016 kjo shoqeri administrimi ka kaluar nga varesia e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik , Turizimit , per tek Bashkia Tirane me qellim per te rritur me shume efikasitetin e manaxhimit te ketyre godinave.

Me vendimin nr. 27004 date 8.9.2016

Veliaj ka zgjedhur treshen e tij si Bord te Administrimit. Skema e keqmenaxhimit ka si Bord Administrimi: dy drejtore te Erjonit, dhendrin e Fatmir Xhafes Ditjon Baboci dhe Anuela Ristani, dhe Plarent Ndrecen ish sekretarin e pgj te Lindita Nikolles, sot Krye-inspektor i Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit.

Kjo treshe e perzgjedhur nga Erioni Betoni eshte ne krye te administrimit, me pergjegjesi direkte per gjendjen e mjerueshme te qytetit studenti dhe abuzimin me miliona me tenderat. Sipas KLSH ne raportin e saj te auditimit ky institucion evidentohet per abuzimet me fondet publike dhe demin qe i shkakton buxhetit te shtetit.

auto_48387479_2406050862799639_4226023402927816704_n1544963445.jpgauto_Screenshot_41544963645.jpg

Modifikuar më Diel, 16 December 2018 14:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...