Komentet te postimi i Erion Veliajt fshihen brenda minutash (Fotot)

Diel, 16 December 2018 15:55

Për pak minuta një pjesë e mirë e komenteve që qytetarët kanë lënë në profilin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj janë fshirë nga administratorët e faqes.

Duket se imazhin që ka ndërtuar në rrjetet sociale për veten e tij, Veliaj nuk lejon që t’ia prishi askush, duke bërë që qytetarët që mendojnë ndryshe të mos kenë të drejtën e fjalës. ”Tirana Magjike”, shkruan Veliaj në video, ndërkohë që ndoshta jo për të gjithë qytetarët mund të jetë e tillë.

Në postimin ku ishte kuruar një video e atmosferës festive në Tiranë, shumë qytetarë shkruanin për protestën e studentëve dhe për protestën e banorëve të Astirit, po këto tema duket se janë të ndaluara për kryebashkiakun.

11 komente vetëm 4 prej tyre shfaqen, 7 të tjera janë hequr brenda minutash:
E njëjta situatë vijon edhe me shtimin e numrit të komenteve, ku vetëm tani nga 31 komente që janë lënë shfaqen vetë 14 të tilla, pra më pak se gjysma.

E njëjta situatë vijon edhe me shtimin e numrit të komenteve, ku vetëm tani nga 31 komente që janë lënë shfaqen vetë 14 të tilla, pra më pak se gjysma.

 

Login to post comments