Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar.
Sipas ARRSH-së, në zona të caktuara mund të ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.