LAJM I FUNDIT/ Çmendet Rama, urdhëron kalimin e makinave mbi studentët te kryeministria

Hënë, 17 December 2018 21:38

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Sander LLeshaj kanë urdhëruar futjen e makinave në mes të studentëve të cilët prej disa netësh qëndrojnë para kryeministrisë. Studentët qëndrojnë në bulevard, por çuditërisht është lejuar kalimi i makinave duke rrezikuar jetën e studentëve.
“Policia më ka marrë dhe më ka thënë të iki nga rruga se ndryshe do më procedojnë. Ne do të qëndrojmë, nuk kemi frikë nga provokimet. Edi Rama na quajti në fillim si ngelsa dhe të pavlerë, por nuk do të ikim” tha një prej studentëve.

Login to post comments