Këto zona të Tiranës nesër do të mbeten pa energji

Hënë, 17 December 2018 22:10

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës gjatë ditës së nesërme.
OSHEE ka noftuar se nesër datë 18 dhjetor, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave do të punohet në kabinën “1 Maji 2”, “1 Maji 4”, të nënstacionit Selitë. Energjia do të shkëputet përgjatë intervalit kohor 09:00-14:00.

Sipas njoftimit zonat që do të mbeten pa energji janë: rruga “Emin Duraku”, rruga ‘Sulejman Delvina” pjesërisht, midis rrugës “Mustafa Qosja” pjesërisht, rrugës “Sulejman Delvina” pjesërisht dhe rrugës “Komuna e Parisit” pjesërisht.

Modifikuar më Hënë, 17 December 2018 22:10
Login to post comments