“Ka ardhur koha të punohet për arsimin e lartë”, rektori i Universitetit të Shkodrës ‘kundër’ Kryeministrit

Tuesday, 18 December 2018 11:37

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me rektorin e Universitet të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ajo nuk ka pranuar të prononcohet për medien pas takimit.

Në një dalje për mediet Rektori, Adem Kekteshi, është shprehur se studentët kanë të drejtë në kërkesat e tyre, dhe këtë ai ia ka thënë edhe Zëvendëskryeministres.

I pyetur nëse e kanë rektorët fajin për situatën e krijuar, ku sjell në vëmendje artikulimin e Kryeministrit, Bekteshi u shpreh se “duhet dëgjuar artikulacioni që bëjnë studentët. Kë fajësojnë ata”.

Më tej ai tha: “Ka ardhur koha të punohet për arsimin e lartë. Ka disa vite që arsimi i lartë nuk motivohet. Korrupsioni në universitet luftohet në bashkëpunim Pedagog student”.

Ndërkohë studentët vijojnë protestën e tyre në të 14-ën ditë, ku shprehen kundër dialogut para se të plotësohen kërkesat e tyre.

Login to post comments