Edi Ramës i bëjnë ‘pritë’ në Vlorë: Turp, turp, turp!

E mërkurë, 19 December 2018 10:59

Janë pritur më fishkëllima dhe revoltë një pjesë e studentëve që do të hyjnë në takim me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Ismail Qemali në qytetin e Vlorës.

‘’Turp, Turp, turp, servila!”, janë disa nga thirrjet e studentëve që kanë protestuar prej disa ditësh.

Studentët jashtë kamerave thonë se ata kanë marrë kërcënime për veten dhe për familjen që të mos jenë pjesë e protestës, pasi në të kundërt mund të ketë pushime nga puna.

Ndërkohë tashmë studentët kanë bllokuar hyrjen e Universitetit, duke kërkuar që të pengojnë futjen e kryeministrit Rama në ambientet e brendshme.

Thirrjete tyre në drejtim të Nikollës; O ministrja e shefit të vetë, shefit të vetë, mesatarja 5.8, 5.8.

Takimi i kryeministrit Rama në Universitetin e Vlorës pritet që të nisë rreth orës 11:00, ndërsa gazetarët nuk do të lejohen që të jenë të pranishëm dhe transmetimi do të bëhet nga regjia e ERTV-së.

Kujtojmë se Rama përmes takimeve në Universitete po përpiqet që të përçajë studentët, duke I etiketuar këto mbledhje që në shumicën e rasteve kanë qenë me pedagogë dhe me student të paracaktuar, si nisje të dialogut të tij.

Edhe në takimin që do të zhvillojë sot në Vlorë, dyshohet se me organizimin e tij janë marrë strukturat e FRESSH.

Login to post comments