Rama merr surprizën e keqe nga studentët e Vlorës, braktisin takimin

E mërkurë, 19 December 2018 11:35

Ka nisur me tensione takimi i kryeministrit Edi Rama me studentë të universitetit “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës

Një student që mori fjalën i tha kreut të qeverisë se e ka mbushur sallën me gjimnazistë, dhe jo studentë. Kjo nervozoi kryeministrin, i cili dha këtë përgjigje: 

“Meqe më thatë është mbushur salla me gjimnazistë, nëse ka një të ri që s’është student, të dalë. Më tregoni një, tani më falni, edhe njëherë, cuna, o djema, keni vend këtu për të dalë e për të ndenjtur në këmbë, cuna dilni këtu keni vend plot, në të dyja anët. Hajde mos i bllokoni shokët tuaj mbrapa të paktën, vajza hajdeni këtu meqë keni dhe gjëra për të folur. Djema dilni mor këtu. O goca, o vajza, dilni këtu, s’do shohin kurrizin tënd. S’mund tu rrish përpara të tjerëve, s’ke asnjë status të vecantë, vajzë do më kesh përballë po ata që janë mbrapa teje ku të kalojnë, je në vete apo jo? Jeni në terezi apo jo? Dilni pra anash tani, uluni te podiumi”

 

Një tjetër student që mori mikrofonin në auditor, i tha kryeministrit se nuk kanë asgjë për të negociuar dhe diaologuar me të dhe se e vetmja gjë që presin, është të plotësojë 8 kërkesat e studentëve. Ai tha se e kanë votuar kryeministrin, ama nëse nuk plotëson kërkesat kjo do të kthehet në një urrejtje të tyre ndaj kreut të qeverisë, dhe pas festave, në protestat që pasi të mbahen deri të premten pritet të nisin në janar, do të kërkojnë rrëzimin e të gjithë politikanëve. Studenti braktisi sallën bashkë me një grup studentësh të tjerë, duke u larguar në mënyrë demonstrative nën duatrokitjet e sallës.

Më tej kryeministri mori fjalën duke i thënë të largohen, dhe të vijojë bisedën me studentët e tjerë që duan të dialogojnë.

“Ikni, lejoni të tjerët të flasim. Dhe këtu nuk ka asnjë gjinmazistë, janë të gjithë studentë”, - tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...