Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar Kryeministrin Rama për takimin që zhvilloi sot me studentët e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”.
Përmes një statusi në “Facebook” shkruan se është çudi që edhe në Vlorën ku u zgjodh kryeministri si deputet ka pakënaqësi?!
Ja çfarë shkruan Ylli Manjani
“Çudi! Në Vlorë, ku u votua vetë Kryeministri, paska pakënaqësi! Ta ketë kurdisur opozita edhe këtë?! Apo kazani?!”, shkruan Manjani.