Tjetër mbështetje nga SHBA për studentët

E mërkurë, 19 December 2018 18:19

tudentët vijojnë prej më shumë se dy javësh protestën e tyre kundë Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave uljen e tarifave të studimit, heqjen e tarifës shtesë për përsëritësit, përmirësimin e kushteve të konvikteve, vetingun e pedagogëve etj.

Në krah të protestës ka dalë edhe “Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, me president Joe DioGuardi.

Në deklaratën në përkrahje të studentëve, thuhet: “Protestat e tanishme të studentëve në Tiranë dhe nëpër qytete tjera të Shqipërisë janë një indikator i drejtëpërdrejtë që shpirti liridashës dhe respektues për demokracinë në Shqipëri është ende gjallë e i fortë. Studentët me të drejtë kanë insistuar që të mos ketë dialog me Qeverinë derisa kërkesat e tyre bazë të jenë plotesuar”.

Më tej organizata inkurajon studentët që të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Duam t’i inkurajojmë studentët në Shqipëri që të vazhdojnë tubimet paqësore gjerësa kërkesat e tyre të jenë realizuar, sepse një shoqëri e ndritur investon në arsimim të rinisë së saj sepse studentët gjithëherë mbrojnë të drejtat e veta dhe janë shpresa e një kombi të lirë”, – shkruhet në deklaratë.

Modifikuar më E mërkurë, 19 December 2018 18:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...