Të jetosh në Tiranë është e barazvlefshme me një “vdekje” të përditshme

E mërkurë, 19 December 2018 22:18

Rritja e numrit të pacientëve me sëmundjet kardiovaskulare, tumorale apo atyre respiratore, shumë herë vjen si pasojë e ndotjes së mdjesit.
Kamera Top Channel u gjend në zonën e Dajtit, nga ku ofrohet një pamje e përgjithshme e Tiranës, me qytetin të mbuluar nga një re pluhuri.

“Shkaktari kryesor për ndotjen e ajrit në Tiranë është trafiku. Të gjitha llojet e gazrave që janë metonë janë gazra të helmëta. Nuk flasim këtu për CO2-shin që është gaz karbonik. Sidomos gazrat dhe oksidet të karbonit janë problem i madh. Të gjithë këto faktorë ndikojnë pastaj në zinxhirin ushqimor, pra nuk mund të shmanget kontaminimi i ushqimit nëpërmjet ujërave të ndotur, nëpërmjet sendimenteve që vijnë nga ajri i ndotur në tokat bujqësore”, tha Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Po çfarë shkakton në organizmin e njeriut ndotja e ajrit?

 

“Shkaktojnë çrregullimi të ndryshme imunitare, infeksione të ndryshme pulmonare të mushkërive, deri në bazën e shëndoshë të sëmundjeve kronike. Janë sëmundjet kanceroze, janë sëmundjet pulmonare kronike. Për fat të keq nuk përfundon këtu, sepse e perceptojnë ndotjen sikur lidhet vetëm me aparatin respirator, pasi kemi edhe sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të lëkurës, shikimit, e deri në çrregullime nervore”, tha Ardian Jorgji, pneumolog.

Në stinën e dimrit, ajri është më i ndotur, sepse pemët janë të zhveshura dhe njerëzit përdorin më shumë makinat e tyre për të lëvizur. Qendrimi i automjeteve në trafik bën që ato të clirojnë gazra të dëmshme për mjedisin dhe popullsinë vendase./tch

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...