Qytetarët: Të ngrihet gjithë populli, Rama i urren shqiptarët

E Enjte, 20 December 2018 08:14

Protesta e studentëve vijon të jetë në fokus të vëmendjes dhe komenteve të qytetarëve. Edhe mëngjesin e sotëm qytetarë të ndryshëm kanë telefonuar në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ të Bashkim Hoxhës në News24 dhe kane shprehur mbështetjen për studentët.

 

Qytetarët thonë se duhet të ngrihet gjithë populli në protestë, pasi janë rritur taksat, ndërsa ka nga ata që thonë se Rama nuk plotëson kërkesat sepse nuk është shqiptar dhe i urren shqiptarët. Përveç çështjes së studenteve, disa qytetarë kanë treguar edhe problemet e tyre të ndryshme për të cilat kërkojnë zgjidhje.

 

REAGIMET:

 

Qytetari 1: Flas nga Dumreja dhe jam në solidaritet me studentët. Doja të recitoja nje poezi. (lexon poezinë).

 

Qytetari 2: Unë desha të bëj publike dy problem. Ne na shkatërruan me këto dokumentet e invalidëve sepse duan çdo vit të njëjtat dokumente. Na sorollasin zyrë më zyrë. E dyta, a do ketë mëshirë për ne që jemi në pikë të fundit. A do ketë mundësi qeveria për të na rritur pagesën. Mua më shkojnë 450 mijë lekë ilaçet?

 

Qytetari 3: Flas nga rrethi i Lezhës. Kemi 5 muaj që nuk vijnë elektricistët në lagjen tonë dhe i fusin aforfe gjithë lagjes. Ne jemi dy pensionistë. Kemi shkuar jemi ankuar, por askush nuk merr masat.

Qytetar 4: Kam një hall familjar. Më është ndërprerë pensioni i gruas dhe nuk gjej zgjidhje. Nuk më japin asnjë shpjegim. Ata thonë ke bashkëpunuar me atë zonjën aty, por unë skam lidhje.

Qytetar 5: Të ngrihet gjithë populli sepse nuk janë vetëm kërkesat e studenteve, por rritja e taksave. Rritja e energjisë, e ujit, abonesë etj. Punë nuk ka dhe ky popull duhet të ngrihet që të mos shkelet me këmbë.

Qytetar 6: Po pse nuk u plotëson kushtet ky kryeministri këtyre studentëve se nuk janë serbë. I lë në të ftohtë aty. Rama nuk është shqiptar dhe i urren shqiptarët. Po të mos kishte urrejtje nuk i çonte në këtë pikë. Rama nuk është shqiptar.

Qytetar 7: Spitalet janë përtokë. Jam nga Divjaka dhe poliklinika këtu nuk bën dot një serum. Është një problem shqetësues.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...