Reuters: Nuk tregohen emrat e diplomatëve iranianë të dëbuar

E Enjte, 20 December 2018 10:06

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë, vendimit të qeverisë shqiptare për të dëbuar Ambasadorin e Iranit nga Shqipëria dhe një zyrtar tjetër të misionit. Reuters shkruan se Shqipëria njoftoi se dy diplomatët iranianë janë dëbuar për arsye të sigurisë kombëtare.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Edlira Prendi, u tha gazetarëve më 19 dhjetor se diplomatët ishin të dyshuar për “përfshirje në aktivitete që dëmtonin sigurinë e vendit” dhe “shkeljen e statusit të tyre diplomatik’.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme tha për Associated Press që dëbimet u vendosën pas bisedimeve me shtete të tjera, përfshirë Izraelin.

Zyrtarët shqiptarë nuk specifikuan se kush ishin diplomatët apo çfarë shkeljesh kishin bërë.

Por këshilltari për sigurinë i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, shkroi në Twitter se Kryeministri Edi Rama “sapo dëboi ambasadorin e Iranit, duke i sinjalizuar liderët iranianë se mbështetje e tyre ndaj terrorizmit nuk do të tolerohet.”

Agjencitë e lajmeve e kanë identifikuar Ambasadorin e Iranit në Tiranë si  Gholamhossein Mohammadnia.

Reuters raportoi se një diplomat iranian i kontaktuar nga agjencia e lajmeve nuk iu përgjigj pyetjeve dhe se telefonatave ndaj Ambasadës së Iranit në Tiranë nuk iu përgjigjen.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Teheranin janë tensionuar pasi rreth dymijë anëtarë të grupit të opozitës iraniane në mërgim, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit arriti në këtë vend ballkanik në vitin 2013. Shqipëria i strehoi ata me kërkesë të SHBA dhe OKB pasi u detyruan të largoheshin nga Iraku. Shumë prej tyre janë vendosur në fshatin Manzë pranë detit Adriatik./ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...