E Premtja e Zezë nxit konsumin – Shitjet me pakicë në Britani rriten bindshëm

E Enjte, 20 December 2018 14:47

Blerjet e mëdha gjatë të Premtes së Zezë kanë rritur shitjet me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar në nivelin më të lartë në 6 muaj. Megjithatë, perspektiva qëndron e dobët përpara Brexit, ndërkohë që kanë mbetur vetëm 3 muaj kohë.

Shitjet me pakicë, që përfshinë periudhën e të Premtes së Zezë, u rritën me 1.4% me bazë mujore, duke ndjekur një rënie për 2 muaj radhazi.

Zyra kombëtare e Statistikave në Londër bëri të ditur se ndryshimi i promocioneve të shitjeve gjatë të Premtes së Zezë, solli një sfidë për zbutjen e variancës sezonale tek të dhënat.

Sipas ekonomistëve, shifrat duhet të interpretohen me kujdes, pasi sezoni i pushimeve ka qenë sfidues për shumë shitës me pakicë.

Paundi u rrit lehtë kundër dollarit amerikan pas publikimit të të dhënave. Rritja e shitjeve për Nëntorin bëri kontrast me deklaratat e disa prej shitësve me pakicë. Shitësi i veshjeve në rrejt, ASOS, paralajmëroi këtë të Hënë për fitimet, ndërkohë që tregtia për Nëntorin dështoi të arrijë projeksionet.

Primark bëri gjithashtu të ditur se tregtia për Nëntorin ishte sfiduese. Zyra e Statistikave bëri të ditur se shitjet e mallrave konsumatore u rrit me 5.3% gjatë muajit, që është rritja më e madhe në 5 vite.

Shitjet online, në raport me totalin e shitjeve me pakicë, prekën për herë të partë 20%.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...