Pavarësisht hetimeve ARRSH rihap tenderin për Unazën e Madhe

E Enjte, 20 December 2018 15:03

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka rihapur tenderin për lotin e parë të Unazës së Madhe, pa pritur mbylljen e hetimeve nga Prokuroria dhe Autoriteti i Konkurrencës për falsifikimin e dokumenteve nga kompania fituese DH Albania.

Tenderi me fond të njëjtë prej 18 milionë eurosh u hap, më 13 dhjetor, 6 ditë pas zgjidhjes së kontratës mes ARRSH dhe DH Albania dhe teksa prokuroria sapo kishte nisur hetimet për falsifikimin e dokumenteve.

Pjesë e këtyre hetimeve është dhe ARRSH, drejtuesit dhe punonjësit e saj, si institucioni përgjegjës për hapjen dhe zhvillimin e tenderëve për Unazën e Madhe.

Për më tepër, si Prokuroria, ashtu dhe Autoriteti i Konkurrencës, kanë njoftuar nisjen e hetimeve jo vetëm për lotin e parë të Unazës ku fituese ishte shpallur DH Albania, por dhe për dy lotet e tjera ku fituese janë kompania Salillari dhe Viktoria Invest, pasi ka dyshime se garat kanë qenë fiktive, pa respektuar rregullat e konkurrencës së lirë mes kompanive.

Siç Exit.al ka shpjeguar më parë, në secilin prej tre konkurimeve morën pjesë vetëm dy konkurrentë, kompania Vëllezërit Hysa dhe një kompani tjetër. Kompania Vëllezërit Hysa nuk paraqiti ofertë në asnjë prej tre garave duke bërë që fituese automatikisht të shpallej konkurrenti tjetër, pra DH Albania dhe Biba X për lotin e parë, Salillari për lotin e dytë dhe Viktoria Invest për lotin e tretë të punimëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...