×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Meta, studentëve të Fakultetit Gjeologjik: Bëhuni ekselentë, integrimi më i mirë i vendit nëpërmjet arsimit.

Hënë, 16 Prill 2018 11:54

Në kuadër të “Javës Botërore të Inovacionit dhe Krijimtarisë”, Presidenti Ilir Meta ka vizituar fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës. Duke folur para studentëve, Meta e vuri theksin tek rritja dhe fuqizimi i potencialit të gjeo-turizmit në mënyrë që Shqipëria të promovohet. Duhet pasuruar më tej tradita dhe trashëgimia elitare e brezave të inxhinierëve të zotë - shtoi më ej presidenti.

“Ju inkurajoj për të qenë ekselentë, integrimi më i mirë i vendit nëpërmjet arsimit. Fakulteti i Gjeologji Minierave, në “ajkën” e arsimit të lartë dhe punës kërkimore në Shqipëri. Prej dekadash stafi akademik i Fakultetit të Gjeologji Minierave ka një kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen e specialistëve të gjeologjisë, minierave dhe hidrokarbureve. Duhet të vlerësojmë dhe pasurojmë më tej traditën dhe trashëgiminë elitare të brezave të inxhinierëve të zotë.

Presidenti Meta tha më tej se “Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti me kaq shume burime nëntokësore dhe natyrore”. Këto pasuri kombëtare tha ai, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, pasi Shqipëria ka nevojë për një politikë vizionare dhe zhvillimore.

“Mbetet prioritet ruajtja e mjedisit dhe e Gjeo-monumenteve: Parqet, Zonat e mbrojtura, burimet termale, lumenjte, liqenet etj”, tha më tej Meta.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 12:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...