8 minatorë të vdekur në 2018-ën nën galeritë e minierave

Premte, 21 December 2018 12:56

Vetëm dy ditë më parë humbi jetën minatori Vasfi Demo nga Pogradeci, duke e cuar në tetë të vdekur numrin e minatorëve që kanë humbur jetë përgjatë 2018 në galeritë e vdekjes.  Kjo shifër është tragjike kur e mendon se sa popullsi ka mbetur në këtë vend, por mbi të gjitha është tragjike kur e  shikon se si qeveria zvarrit miratimin e statusit të minatorit dhe ka shfuqizuar statusin e naftëtarit.

Për këtë ka folur krei i Sindikates Industrise Taf Koleci në mbledhjen e kryesisë së sindikatës per analizen vjetore duke akuzuar ministrat Ahmetaj e Gjiknuri. “Nuk dua të ndalem tek numri i të plagosurve se janë me dhjetra incidente kur minatorët plagosen në punë dhe rastet nuk rregjistrohen.

Hajduti me kollare Arben Ahmetaj prej kohësh duke përdorur disa pseudosindikalistë po përcan sindikatat e për pasojë po mban peng miratimin e Statusit të Miniatorit. Nga ana tjetër Ministri I Infrastruktur ës Damian Gjiknuri, shpehet për një draft të dakortësuar, po si mund të ketë draft të dakortësuar më pseudosindikalistë që tallen me gjakun dhe djersën e minatiorëve.

Paradaoks i madh kur e mendon se kjo kategori dergjet nën tokë për siguaruar mbijetesën e familjeve të tyre dhe ekonomisë shqiptare dhe për fatin e tyre duhet të vendosin disa hajdutë me kollare në zyrat me ajër të kondicionuar.

Sindikata e Industrisë pjesë e Konfederatës së Sindikatave I bën thirrje Ministrit Financave Arben Ahmetaj, Ministrit Industrisë  Damian Gjiknuri  të mos e zvarrisin statusin e minatorit pasi në janar do përballen më protesta masive që do përshkallëzohen deri në greve urie.

Muajt e fundit Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe personeli përkatës i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kane përgatitur një projekligj të ri që parashikon të ndryshojë rregullat për shtesat në pensionet e minatorëve, naftëtarëve dhe punonjësve të sektorit të metalurgjisë.

Konfederata e Sindikatave e njohur me këtë projektligj shpreh shqetësimin se përfitimet që parashikohen për minatorët naftëtaret dhe punonjësit e sektorit të metalurgjisë janë minimale në raport me atë cfarë duhet të jenë.

Ka ardhur koha ti jepet fund talljes me djersën e minatorëvë naftëtarëve e metalurgëve.  Këta të fundit po punojnë në kushtet minimale të sigurisë teknike, nuk u paguhen sigurimet, Inspektoriati Shtetëror dhe Inspektoriati Shëndetësor janë inegzistene në zonat ku operohet në sektorin minerar.

Vakumi ligjor parashikon që inspektorët ti kontrollojnë minierat vetëm në sipërfaqe, por jo në brëndësi të tyre”, u shpreh Koleci.

Login to post comments