Fermerët rrezikojnë faliment, kreu Ekzekutiv i Industrisë Ushqimore: Ndryshimet në TVSH, pasoja të rënda

Premte, 21 December 2018 14:36

Përjashtimi nga TVSH i inputeve bujqësore për fermerët dhe ulja e masës së rimbursimit në 6 për qind, përkthehet në një shtesë takse prej 14 për qind.

Drejtori Ekzekutiv i Industrisë Ushqimore Shqiptare, thekson se ky ndryshim duhet riparë me urgjencë pasi dëmton ndjeshëm fermerët dhe deformon skemën e TVSH-së.

Sipas Zusit pasojat do të jenë të rënda jo vetëm për fermerët që detyrohen ti shesin më lirë prodhimet, duke i çuar në faliment, por edhe për ekonominë, pasi do rritet ndjeshëm importi i produkteve bujqësore.

Gjatë diskutimeve të buxhetit të vitit 2019, me propozimin e Komisionit të Ekonomisë u bë përjashtimi nga TVSH për inputet bujqësore, ndërsa njëkohësisht Ministria e Financave për balancim vendosi edhe uljen e rimbursimit në masën 6 për qind, pavarësisht kundërshtive të deputetëve të mazhornacës.

Login to post comments