“Më është mohuar buka e familjes”, flet Dorian Protoduari: Ja çfarë kërkoi ministri Lleshaj në Drejtorinë e Policisë

Premte, 21 December 2018 18:48

Dorian Protoduari, është shndërruar në një ‘hero’ për banorët e Unazës së Re. Ai u lirua nga burgu një ditë më parë, ndërsa ka folur për Syri.net, lidhur me atë që ndodhi ditën e arrestimit dhe ditët që kaloi në burgun e Fushë-Krujës.

Protoduari tha se ndaj tij në 22 nëntor është ushtruar dhunë nga policia. Ndërsa theksoi se fletëarresti për 11 të arrestuarit atë ditë është prerë, pasi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkoi brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë, burg për të gjithë të arrestuarit.

“Unë në datën 22 nëntor pas protestës tek Parlamenti kam shkuar tek spitali ushtarak për të vizituar nënën time, as nuk e kuptova thjeshtë mu vërsulën a thua se unë isha Balili. Më goditën edhe në makinën e policisë. Unë kam qëndruar 3 ditë në ambientet e shoqërimit, nuk më kanë hequr as prangat për 8 orë, as ujë nuk më kanë dhënë për të pirë, nuk më lejuan as telefonatën edhe ata vetë nuk e dinin se çfarë kërkonin. Pas 8 oprësh na çuan në katin e dytë ku na prenë fletën e arrestit. Mbas gjysëm ore në shkallët e Drejtorisë ishte Ministri i Brendshëm Lleshi. Ai nuk më ka parë, ai ishte në ambientet e Drejtorisë. Vetëm kur tha se unë ata i dua të gjithë në burg, dhe në atë moment u prenë fletarrestet për të 11 të arrestuarit. Mua më është mohuar buka e familjes, pa batanije, në një presion të madh psikologjik. Në burgun e Fushë Krujës të burgosurit na pritën si heronj”, tha Protoduari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...