FOTO/ Djali 22-vjeçar i Pirro Çakos dhe Inva Mulës bën dedikimin prekës

Diel, 23 December 2018 17:35

Në natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH një hapësirë speciale ju kushtua tenorit të njohur, ikonës Gaqo Çako që u nda nga jeta verën e këtij viti.

Përmes një homazhi kushtuar figurës së shquar, nipi i tij Anthony Çako interpretoi këngën “Këputa një gjethe dafine”, të cilën Anthony e solli në një version të ri, të punuar nga vetë ai.
Kjo ishte dalja e parë në një skenë e djalit të artistëve të mirënjohur Inva Mula dhe Pirro Çako, por në këtë prezantim të parë me publikun Anthony dëshmoi se në dejet e tij rrjedh talenti i trashëguar si fëmija dhe nipi i artistëve që vunë themele në muzikën me vlera shqiptare, shkruan Bordo.

Ajo që vihej re tek i riu i familjes Çako ishte një ngjashmëri e madhe me të atin Pirro në mënyrën e qëndrimit dhe sjelljes në skenë.

 

Login to post comments