Mediat kanë shkruar shpesh për jetën private të Olta Gixharit herë duke u bazuar në situata të vërteta e herë duke ngritur aludime.
Në një kohë kur të gjithë flasin për barazinë gjinore dhe për pozita të barabarta mes gjinive në gjithçka e kudo, janë të rrallë zërat që jo vetëm nuk e bërtasin pozitën ‘e barabartë’ të femrave në raport me meshkujt, por përkundrazi, e urrejnë atë. Aktorja e njohur Olta Gixhari është një prej tyre. Jo sepse nuk e dëshiron të qenit e barabartë, por sepse ka guximin ta thotë që barazia për të cilën flitet përditë është sipërfaqësore dhe aspak reale.
r në “Thumb” ka rrëfyer se ajo i zgjedh me kujdes partnerët e saj.
“Unë kam patur një histori jo me një djalë që punonte kamarier por që vinte nga një familje shumë e thjeshtë. Ia dilnim të dy ne domethënë. Me një njeri që nuk ka ambicje nuk rri dot, sepse ti lë xhepat bosh, apo me një njeri që i ka dhënë babi një makinë të bukur dhe rri kot. Nëse unë kam një mashkull të tillë, i bie që ta shkel me këmbë.”- është shprehur Olta duke shtuar se më mirë të jetë vetëm sesa të ketë në krah një mashkull me të cilin nuk do arrinte të kuptohej.
E ftuar pasditen e sotme në “Thumb” përballë Fatmës dhe Aulonës, Olta ndau me të gjithë edhe mendimet e saj për atë që konsiderohet sot barazi gjinore. Siç tha Olta, ajo e urren barazinë gjinore, sepse, në të vërtetë, tek ne ajo nuk është fare e tillë.
“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam, por lekët burrit ia marrim. Lere se çfarë themi ne, por çfarë ndodh përreth. E duan, por i pyesin për lekët tek banka”, – tha Olta.
Sipas saj, të drejtat për të qenë të barabartë, sot janë shumë të ngatërruara, gjë që ka çuar edhe në devijime të shoqërisë sonë: “Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm monetarisht, por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër. Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër kush është mashkull”,- tha Olta duke shtuar se ajo ka nevojë të ketë në krah një mashkull i cili ta shoqërojë kur del, ta ndjejë pranë vetes në çdo moment.