Përndiqej nga ish-e dashura e burrit, 32-vjeçarja rrëfen makthin

Hënë, 24 December 2018 09:12

Një nënë e martuar, 32- vjeçare, ka kaluar momente të tmerrshme teksa përndiqej prej kohësh nga një grua 42- vjeçare, e cila kishte pasur një raport jashtëmartesor me bashkëshortin e saj. Kjo e fundit e telefononte dhe i dërgonte mesazhe për rreth 3 vjet, derisa 32-vjeçarja vendosi ta kallëzojë në Prokurori shtetasen H.A. për “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

Kallëzimi penal është kryer më 20 prill 2018, ndërsa vendimi për 42-vjeçaren nga Gjykata e Tiranës është marrë së fundmi. Në kallëzimin e saj, viktima, ndër të tjera, shpjegonte para prokurorëve se kishte rreth 3 vjet që përndiqej me sms me përmbajtje dhune dhe ofenduese nga shtetasja H.A. “Ka rreth 3 vjet që shtetasja H.A. më shqetëson, duke më dërguar sms me përmbajtje dhune dhe ofenduese.

 

Këtë shtetase e kam njohur tre vite më parë, pasi unë kam pasur dyshime se bashkëshorti më ka tradhtuar me këtë shtetase. Kjo shtetase me përndjek duke me shkruar pafundësisht sms ofenduese, denigruese dhe kërcënuese. Për shkak të saj kam ndryshuar pesë numra telefoni dhe ajo sërish i gjen dhe më dërgon sms ofenduese. Me këtë problem kam disa kohë, por nuk kam dashur të denoncoj pasi shpeshherë nuk me linte bashkëshorti për të bërë kallëzim”, ka shpjeguar ajo para prokurorëve. Në kuadër të hetimit të çështjes penale, nga ana e Policisë Gjyqësore janë kërkuar dhe disponuar nga kompanitë celulare tabulatet telefonike të numrit të telefonit 06***** në përdorim të së pandehurës H.A., ku ka rezultuar, se ajo, brenda një periudhe shumë të shkurtër, ka pasur komunikime të vazhdueshme me numrat e telefonit në përdorim të viktimës.

I pyetur me cilësinë e deklaruesit, bashkëshorti i viktimës, ndër të tjera, ka deklaruar se kishte pasur lidhje jashtëmartesore me H.A. dhe se për këtë shkak ai dyshon se është ajo që ka shqetësuar bashkëshorten e tij. Ai më tej ka treguar se tashmë ka normalizuar marrëdhëniet me bashkëshorten dhe kërkon që të marrë fund kjo histori. E pyetur me cilësinë e deklarueses, shtetasja H.A., ndër të tjera, ka pretenduar se viktimën nuk e njeh personalisht. “Unë njoh bashkëshortin e saj, me të cilin kam pasur një histori dashurie. Aktualisht jam ndarë pasi mora dijeni se ky shtetas ishte i martuar.

Viktimën tani e njoh si bashkëshorten e ish-të dashurit tim, por asnjëherë nuk i kam dërguar sms dhe nuk e kam përndjekur. E kam telefonuar një here, me sa kujtoj, në lidhje me burrin e saj duke i thënë që: ‘Nuk e ke në terezi burrin. Nuk e di se kush i dërgon këto sms”, ka thënë ajo. Pas analizimit të telefonit të së pandehurës, Gjykata ka dalë në përfundimin se e pandehura e ka konsumuar veprën penale të “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”, duke e dënuar atë kështu me gjobë prej 60 mijë lekësh./panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...