Steinmeier: "Demokracia jonë është e fuqishme, por..."

Hënë, 24 December 2018 14:46

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka bërë thirrrje në fjalimin e tij për Krishtlindje për më shumë afërsi mes njerëzve, më shumë dialog dhe kompromis.

Grindjet politike dhe shoqërore në Gjermani janë ashpërsuar shumë gjatë vitit 2018. Shumë shpesh flitet për përçarjet shoqërore dhe largimin e politikanëve prej qytetarëve. Në veçanti në kohën e rrjeteve sociale janë shtuar këto dallime dhe grindje, është shtuar mllefi dhe zemërimi. Këtu nuk bëhet fjalë shpesh për shkëmbim mendimesh apo debate.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka tematizuar në fjalimin tradicional për Krishtlindje, pikërisht këto dallime: "Këtu kemi helmime, ngritje zërash dhe mllef." Ai ka përshtypjen se "gjermanët po flasin gjithnjë e më pak me njeri-tjetrin", ndonëse grindjet dhe dallimet janë shtuar. E pikërisht bisedimet e përbashkta janë pjesë e demokracisë.

Angazhimi i secilit

"Demokracia jonë është e fuqishme!", theksoi presidenti. Steinmeier e ka fituar këtë përshtypje gjatë takimeve dhe bisedimeve me miliona njerëz. "Secili duhet të angazhohet - në shoqata, politikë, në spitale, polici, tek zjarrfikësit apo dhe në takime me fqinjët." Edhe Krishtlindjet janë kohë e mirë për takime dhe bisedime, shkëmbimin e mendimeve.

Steinmeier paralajmëron se "demokracia është e fuqishme, por vetëm aq sa e bëjmë ne të fuqishme". Ne, sipas tij, duhet të mbrojmë mendimin tonë, por duhet të respektojmë edhe mendimet e të tjerëve. "Në fund duhet të gjejmë një kompromis, e kompromisi nuk është dobësi! Aftësia për të arritur kompromis është fuqi e demokracisë."

Vendet tjera

Ky është fjalimi i dytë i Frank-Walter Steinmeierit si president. Ndryshe nga viti i kaluar, kësaj radhe ai ka përmendur edhe vendet tjera. Steinemeier përmendi Francën dhe barrikadat atje, dallimet e mëdha në SHBA, shqetësimet për rrugën e Birtanisë së Madhe pas Brexitit, zhvillimet shqetësuese në Evropë, në Hungari, Itali dhe vende të tjera. "Gjermanët natyrisht që nuk janë të kursyer nga këto zhvillime", thotë ai. Ndaj edhe dialogu, shkëmbimi i mendimeve, grindjeve dhe komprimisit janë më të domosdoshme se kurrë më parë.

"Edhe tek ne në Gjermani ka pakënaqësi, frikë dhe zemërim", thotë presidenti. Dhe pikërisht për këtë shkak, duhet të bisedojmë mes vete edhe në familje, me të njohurit dhe miqtë gjatë festës së Krishtlindjeve!"

"Të gjithë ne" jemi Gjermani

Më shumë se zërat e lartë dhe mllefosjet shqetëson "heshtja e shumë të tjerëve". Gjithnjë e më shumë njerëz hezitojnë të thonë mendimin e tyre, fshihen në rrethin e njerëzve që menojnë si ata, nuk e thonë mendimin e tyre hapur. Ndarjet dhe përkufizimet e këtilla nuk janë të dobishme. "Ne të gjithë jemi pjesë e Gjermanisë, pavarëisht nga prejardhja apo ngjyra e lëkurës, stili i jetës apo ekipi që simpatizojmë."

Steinmeier ka bërë të ditur se natën e shenjtë do ta festojë me familjen e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...