Rritet sërish vlera e kontratës PPP për Thumanë -Kashar, shkon në 440 mln euro ose 22 mln euro për km

Tuesday, 25 December 2018 14:27

Teksa qeveria shqiptare po zbaton një program investimesh publike nëpërmjet kontratave PPP, serioziteti i procesit duket se është cenuar rëndë prej shifrave të ndryshme që jepen për koston e një projekti në dokumentet zyrtare.

Sipas relacionit që shoqëron buxhetin 2019, qeveria raportoi si kosto buxhetore për aksin Thumanë -Kashar shumën prej 45.5 miliardë lekë, ndërsa Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka raportuar në Kuvend se kosto totale buxhetore e këtij projekti është 56.3 miliardë lekë (440 mln euro) ose 22 % më e lartë se programi buxhetor.

“Kostoja buxhetore totale e parashikuar është 56.3 miliardë lekë. Kosto buxhetore mesatare ndër vite, në 13 vite, është 4.3 miliardë lekë. Ky është investim i menjëhershëm, duke futur në tregun vendas më shumë likuiditet, mundësi për vende të reja pune, e përmenda aksin” është shprehur Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sipas procesverbalit të zbardhur të Kuvendit.
Në fund të viteve 2000 qeveria shqiptare, pasi përfundoi punimet kryesore në autostradën e Kombit renditi si prioritet një autostradë në pjesën qendrorë të vendit, përkatësisht në Thumanë-Rrogozhinë për të lidhur autostradën e re të Veriut me Jugun sipas një varianti më të shkurtër dhe për të shmangur trafikun në këtë zonë mjaft të ngarkuar tashmë.

Kostot e PPP-ve vijnë me një mungesë të theksuar transparencë teksa Ministria e Energjisë dhe ajo e financave kanë përllogaritur kostot pa përfshirë interesat dhe fitimin e kompanive.
Aksi Thumanë -Kashar shtrihet në 20 kilometra dhe sipas vlerës së fundit që ka raportuar Ministri Ahmetaj kosto për kilometër arrin në mbi 22 milionë për kilometër me një kosto totale 440 milionë euro.

Thumanë-Kashar u përfshi në 13 projektet prioritare të strategjisë sektoriale të transportin për periudhën 2016-2020. Dokumenti që ka marrë miratimin e qeverisë parashikonte fillimisht një kosto 92 milionë euro për 20 kilometrat , por tani dy vite më vonë nga strategji në fuqi qeveria shqiptare e kontraktoi segmentin për ndërtimin nëpërmjet koncesionit me PPP kundrejt 220 milionë eurove, teksa kosto totale sipas variantit të fundit të paraqitur nga ministri në Kuvend shkon 440 milionë euro ose 22 mln euro për kilometër. Koncesionin e fitoi kompaninë Gener 2 pasi dha ofertën më të ulët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...