"Komunizmi i Hoxhës donte të vriste Zotin"

Tuesday, 25 December 2018 21:18

Ndër të tjera, në emisionin “I Ftuarit” të gazetarit Endri Xhafo, Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, George Frendo foli edhe për të shkuarën e Kishës Katolike shqiptare.

Teksa foli për periudhën komuniste në vendin tonë, George Frendo u shpreh se për Enver Hoxhën katolikët ishin spiunët e Vatikanit. Më tej ai thotë se komunizmi deshi të vriste Zotin!
“Të vrarët nga komunizmi ka qenë më shumë se 38. Ndoshta këta kanë pasur një rol më të rëndësishëm, dëshmia e tyre më e qartë më e fortë. Kisha katolike ka qenë më e urryera nga Enver Hoxha. Në një nga fjalimet e tij, ai thotë se me Kishën Katolike ka pasur shumë problem të pranonin regjimin komunist, pasi sipas tij, katolikët ishin spiunët e Vatikanit. Ky ishte fiksimi i tij. Ai thotë se klerikët katolikë ishin edukuar në vende perëndimore. Në një libër, origjinali në frëngjisht, por që është përkthyer edhe në italisht me titull: Kanë dashur ta vrisnin Zotin. Në fakt ky ishte edhe komunizmi i Enver Hoxhës”, u shpreh George Frendo.

Login to post comments