Leku vijon të zhvlerësojë Euron – Dollari dhe Paundi britanik mbeten të pandryshuara

E mërkurë, 26 December 2018 10:12

Dita e mërkurë nuk ka regjistruar luhatje të mëdha në tregun e këmbimit valutor vendas. Valuta europiane ndërkohë vijon të zhvlerësohet akoma më tej kundrejt monedhës vendase, lekut. Euro është dobësuar minimalisht me 0.1 lekë për njësi nga dita e hënë, duke zbritur kështu në kuotën e 122.4 lekë.

Nga ana tjetër, paundi është rritur lehtë me 0.2 lekë për njësi dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 136.2 lekë.

Ndërsa, ka mbetur në vlera të pandryshuara nga dita e hëna dollari amerikan, i cili vijon të këmbehet për 107.3 lekë në blerje dhe 108.3 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian ka shfaqur një tendencë rënie duke zbritur në kuotën e 75.5 lekëve. Ndërsa, nuk kanë regjistruar luhatje gjatë ditës së mërkurë dollarin kanadez dhe franga zvicerane, të cilat këmbehen respektivisht për 78.8 dhe 108.5 lekë.

Login to post comments