Banorët e Bregut të Lumit ngrihen në protestë

E mërkurë, 26 December 2018 10:21

Banorët e Bregut të Lumit janë ngritur në një protestë sot për të mbrojtur shtëpitë e tyre, që kërcënohen nga shembja. Sot përfundon afati i fundit i lënë nga bashkia e Tiranës për lirimin e sheshit, ku do të vazhdojë bulevardi i ri i Tiranës. Por banorët janë të shqetësuar sepse ata nuk shpronësohen, ndryshe nga fqinjët e tyre vetëm disa hapa më tej dhe janë të bindur se po u bëhet diskriminim, dallim.

Ç’ka ata theksojnë është se janë aty banorë që nga viti 2000 dhe ia kanë paguar taksat shtetit, ndërkohë që në vend të legalizimin, po u dërgojnë fadromat për t’ua shembur shtëpitë.

Login to post comments