Zona e Thethit vijon që të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 80 cm, ndërsa përpos rrugës së bllokuar zona është pa energji elektrike.
Banorët apelojnë për ndihmë nga shteti. “I bëjmë thirrje shtetit që të ndërhyjë për të hapur rrugën”. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth.
Ndërkohë që akset e tjera në Bogë dhe Razëm janë të kalueshme pa probleme por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë. Dëborë në ditët e fundit ra edhe disa zona të tjera të vendit, por nuk raportohet për probleme.