Rezistenca studentore vijon ndonëse është një periudhë festash.
Studentët, të cilët janë të vendosur në plotësimin e kërkesave të tyre nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit, paralajmërojnë një tjetër zhvillim për ditën e nesërme.
Duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 16:00, ata do të paraqesin para Kryeministrisë një ekspozitë me meme dhe pankarta.
Ata e kanë quajtur ekspotizën e tyre “Pak art me pankart”.
Kujtojmë se studentët kanë paralajmëruar një rikthim masiv në rrugë pas festave të fundvitit, ndërsa një tjetër protestë është paralajmëruar për tu mbajtur më 28-29-30 dhjetor, me organizator “njeriun meme” Genc Sejko.
Plani i studentëve për nesër: