Nis protesta te Unaza e Re, prezent edhe kryedemokrati

E mërkurë, 26 December 2018 17:24

Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Prej rreth 2 muajsh banorët në formë qëndrese mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre, duke bllokuar edhe rrugën kryesore. Ata kërkojnë 100% dëmshpërblim për banesa te tyre.

‘Kauza jonë shtëpia jonë”, “Qeveri e krimit”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, këto janë disa nga thirrjet e banorëve. “Ne mbështesim studentët dhe kauzën e tyre. Të mos bëj show me studentët. Ti Rama mund të na futësh edhe në burg por nuk mund të pengosh fjalën e lirë. Do i bashkohemi protestave të fundvitit dhe nuk do të ndalemi. Rama mos u bëj fashist, jepju rrogën e 13 policëve. Këtë projekt nuk e realizon dot ti sepse nuk do të lejojmë ne sepse është një projekt korruptiv”, u shpreh një banor.

Modifikuar më E mërkurë, 26 December 2018 18:16
Login to post comments