Një grup studentësh kanë protestuar sërish sot para Kryeministrisë. Me gjithë paktin për Universitetin të prezantuar dje nga kreu i qeverisë, studentët vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre.
Ata kanë ngritur disa stenda me letra me mesazhe për Kryeministrin Edi Rama.
“Në 13 minuta fjalim rrit pagat, ul taksat, rrit pensionet. Në 2 orë fjalim me veten nuk bën asgjë”; “Gjinos u poqën fiqtë po i shiti që të paguajë tarifën”; “Babagjyshi nuk do të vij këtë vit sepse është rritur tarifa”, ishin disa prej memeve të zgjedhura nga studentët.