Tjetër vrasje shqiptarësh në burgjet greke. Ja emri...

E Enjte, 27 December 2018 15:54

Gazetari Shpëtim Zinxhiria me një status në rrjetet sociale ka denoncuar vetëvrasjen e një shqiptari në një prej burgjeve greke.

Ai shkruan se nuk ka asnjë hetim për këtë rast dhe sipas tij edhe mediat greke e mbulojnë këtë vrasje në spitalin e burgut.

Gazetari shkruan se lajmin e vdekjes së shtetasit shqiptar të quajtur, Gëzim Shekaj e ka mësuar përmes një portali shqiptar i cili shkruan se personi në fjalë ka varur veten në burgun grek.

‘I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç, kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi,’ – shkruan Zinxhiria.

Ai përmend edhe Ambasadën e Shqipërisë në Athinë duke e quajtur si një institucion që është kthyer kundër interesave të shtetasve të saj, kur bëhet fjalë për të tilla vrasje.

Image

Reagimi i plotë i gazetarit Shpëtim Zinxhiria:

Edhe një shqiptar gjendet e vetëvarur në burgun grek…Shkon ne 185 numri i vdekjeve apo i vrasjeve…Asnjë hetim nga shteti shqiptar

Nga një portal mësohet se një shqiptar tjetër është vetëvarur në burgun grek. Mediat greke mbulojne edhe kete vrasje në spitalin e burgut. Por kjo ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar është vetëvarur në qelinë e burgut të psikiatris në Koridalo të Athinës…

Portali bën të ditur se Gëzim Shekaj vari veten. Por…

I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç, kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi.

Në tre muajt e fundit, Gëzimi është i katërti shqiptar që humb jetën në burgjet greke. Alarmant është fakti se lidhur me këtë rast nuk kanë shkruar as mediat greke, ndërsa sipas shqiptarit, policia po tenton të fshehë ngjarjen.

Këto ngjarje ndodhin në një kohë kur në Ambasada jonë në Greqi është kthyer kundër interesave te shtetasve te saj, kur behet fjalë për të tilla vrasje.

Por paralel me hetimet e shtetit shqiptar ndaj kësaj vdekje duhet te hetohet njëkohësisht edhe indiferentizmi dhe sjellja e kësaj ambasade ndaj familjeve të viktimave dhe gazetareve shqiptar. Kemi 4 vetvrasje ne burgjet greke dhe 9 vrasje te ndryshme…

Per kete vit numri i viktimave shqiptar shkon ne 13-te

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...