“Në 11 muaj qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave, ndërsa buxhetit të shtetit i mungojnë 122 milion USD”.
Akuzat janë bërë nga këshilltari ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, i cili shtoi se Rama po jep para publike klientëve të qeverisë dhe partnerëve të tij në politikë.
Sipas Telitit, në 5 vitet e qeverisjes së Ramës, Gjici ka marrë rreth 30 milion USD tenderë, të cilat do të ishin të mjaftueshme për ngritjen e infrastrukturës moderne nëpër universitete.
“Në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës Safet Gjici ka marrë rreth 30 milionë dollarë tendera, shumicën e të cilëve pa garë apo me garë fiktive. 30 milionë dollarë janë të mjaftueshme për të nisur ngritjen e një infrastrukture moderne, me auditorë, biblioteka dhe pajisje laboratorike për të gjithë universitetet e vendit”.
Gjithashtu, ai kërkoi që qeveria duhet të përgjigjet se përse ka zgjedhur si fituese kompaninë e kryebashkikut të Kukësit, mes dhjetëra projekteve të tjerë.