Liria e shtypit - themel i çdo demokracie

E Enjte, 27 December 2018 16:50

Nga Ines Pohl

Liria e kufizuar e shtypit nuk është problem vetëm i vendeve autokratike. Gjithnjë e më shumë ajo po kërcënohet edhe tek demokracitë - e me këtë kërcënohet vetë demokracia si formë shtetërore, thekson Ines Pohl.

E drejta për shprehjen e lirë të mendimit nuk është luks. Liria e pakufizuar e shtypit nuk është diçka, nga e cila demokracia mund të heqë dorë, por që duhet mbrojtur me të gjitha forcat. Sepse ajo është një shtyllë themelore e demokracisë, që i jep individit lirinë   më të madhe të mundshme e pakicave mbrojtjen më të mirë. Vetëm nëse ekziston mundësia për të shprehur mendimin të lirë, vetëm nëse pyetet në mënyrë kritike ajo që bën apo që lë politika dhe ekonomia, nëse hulumtohet pa pengesa dhe rezultatet publikohen, ekziston mundësia që korrupsioni dhe keqqeverisja të zbulohen e të pengohen në të ardhmen.
Llogaria e qartë e Hitlerit
Kjo sigurisht që nuk është ndonjë gjë e re. E pikërisht ne gjermanët e kemi mësuar nga koha e Hitlerit, se sa i rëndësishëm është raportimi i pavarur. Ka qenë një llogari e menduar mirë, që fillimi i sundimit të tij të tmerrshëm shënoi fundin e shtypit të pavarur. Por çfarë do të thotë ky mësim në kohët e sotme? Në radhë të parë, që ne nuk duhet të ndalim së raportuari për gazetarët që përndiqen, nuk duhet të lëkundemi kur bëhet fjalë për lirimin nga burgimi të gazetarëve, nuk duhet t'i lemë të qetë pushtetmbajtësit që përpiqen të shtypin fjalën e lirë.
Kjo do të thotë, që ne duhet t'u kërkojmë qeverive tona dhe opozitës të angazhohen për këtë liri. Me mënyra diplomatike, por edhe me veprime konkrete, kur e kërkon puna. Është pikërisht BE që duhet të pyesë veten, se si duhet të veprojë me vendet anëtare që e kufizojnë gjithnjë e më tej lirinë e shtypit, kur për këtë ndryshohen ligjet, lirohen nga puna juristë kritikë dhe mënjanohen kundërshtarë të qeverisë. Në negociatat e ardhshme duhet të jetë e panegociueshme, që pa shtypin e lirë as që mund të mendohet anëtarësimi në BE. Vëmendja e vogël që u tregua për këtë temë gjatë anëtarësimit të vendeve të reja të BE-së, po sjell tani fryte të hidhura.
Zhvillimet e fundit që po shohim tani në Europë nuk janë aspak banale. Në vende si Polonia, Hungaria apo Rumania situata po ashpërsohet. Gjendja e blogerave dhe qytetarëve-gazetarë, që janë shpesh një nga burimet e pakta të informacioneve të pavarura po bëhet gjithnjë e më kritike, nganjëherë edhe me rrezik për jetën. 13 prej tyre kanë humbur jetën këtë vit, gati dy herë më shumë se vitin e kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...