Si shërbyen të bijës 2-vjeçare, shqiptari futet me sëpatë në dorë dhe “ngre në këmbë” spitalin

E Enjte, 27 December 2018 19:00

Me sëpatë në dorë, një qytetar nga Kosova me inicialet R.H gjatë ditës së djeshme ka hyrë në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit. Meqë mjekët në këtë qendër nuk i kishin ofruar shërbim vajzës së tij dy vjeçare, për shkak të grevës në institucionet shëndetësore në gjithë vendin, ai i revoltuar i ishte vërsulur mjekut kujdestar, të cilin donte ta sulmonte me sëpatë, raporton portali “Zëri.info”.

Ai nuk ka qëlluar mjekun kujdestar fatmirësisht, por vetëm tavolinën e zyrës dhe është larguar, por është arrestuar nga policia me vonë. Edhe pse kishin shpëtuar nga dëmtimet fizike, personeli mjekësor në këtë qendër mjekësore është tmerruar nga ajo që ka parë.

Login to post comments