Policia ka bërë publik identitetin e autorit të dyshuar të ngjarjes së mbrëmshme në Laprakë, ku u vra me armë zjarri 17-vjeçarja Briselda Gjikola dhe u plagos djali që e shoqëronte Erion Benga.
Sipas policisë autori i dyshuar është identifikuar si Robert. P, por nuk ka ende detaje
Autori bashkemoshatar
Burime nga policia bëjnë me dije se autori është një bashkëmoshatar i Bengos. Bazuar në kqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe në thëniet e dëshmitarëve policia ka zbardhur faktin se 17 vjeçarja nga Mirdita, që humbi jetën ka qenë në lokal me të riun në orët e pasdites, ku dyshohet se kanë qenë dhe autori i krimit së bashku me një person tjetër. Këtat ë fundit kanë qenë të ulur në një tavolinë tjetër. Policia ka dyshime se mes djemve ka pasur një konflikt brenda lokalit, që ka detyruar Erion Bengon të dilte jashtë bashkë me vajzën.
Ata kanë qenë të hipur në makinë kur është afruar autori dhe ka qëlluar të paktën 4 herë. Për pasojë Brisejda Gjikola ka marrë plagë në kokë, dhe humbi jetën në vend, ndërsa 23 vjeçari mori një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës", thuhet në njoftimin e policisë.
Konflikte
Burimet gjithashtu thonë se mes Bengos dhe autorit ka pasur një konflikt një javë më parë. Mësohet se policia ka mbajtur në vëzhgim gjatë natës banesën e autorit si dhe ka ushtruar kontroll gjatë ditës së sotme. Erjol Bengo dyshohet se ka qenë i ndaluar nga policia rreth dy vite më parë.