Genc Sejko, një prej organizatorëve të protestës së diasporës, e cila është parashikuar të zhvillohet nesër ka treguar një paradoks. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se në 20 vjet në Londër është ndaluar vetëm 1 herë, ndërsa 3 muaj në Shqipëri është ndaluar 15 herë.
Sejko: Jam ndaluar nga policia 15 herë. Unë kam jetuar në Londër 15 vjet dhe policia më ka ndaluar vetëm një herë në 2012, sepse atëherë ishin lojërat olimpike dhe patën një dyshim. Më ndaluan, më pas më kërkuan falje dhe më liruan. Të jetosh 20 vjet në Londër dhe të të ndalojë policia 1 herë dhe të vish në Shqipëri dhe për 2-3 muaj policia të të ndalojë 15 herë, atëherë nuk flasim për shtet.
Sejko falenderoi Presidentin Meta për ftesën që të protestojnë në oborrin e Presidencës, por tha se nuk mund ta pranojnë.
Sejko: Ne do protestojmë. E falenderojmë presidentin për ftesën, me gjithë respektin nuk e pranojmë sepse ne kemi ardhur të protestojmë para kryeministrisë. Presidenti mund të na bëjë ne një nder shumë të madh, t'i kujtojë qeverisë dhe autoriteteve që ti përmbahen rendit kushtetues.