Pse po ndodhin kaq shumë krime nga adoleshentët në Shqipëri, sociologët zbulojnë shkaqet

Premte, 28 December 2018 09:53

Vrasje të ndikuar nga paqëndrueshmëria emocionale, e cilësojnë sociologët krimin e djeshëm ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola.

 “Lidhjet në moshë të re përshkruhen nga një intensitet emocional i lartë dhe pasion i lartë që shoqërohet me kuriozitet të lartë fizik po ashtu. Patjetër shoqërohen me paqëndrueshmëri, sepse kufiri mes dashurisë dhe urrejtjes është shumë i hollë”, thotë sociologia për Klan Plus.

Krahas anës emocionale të ndjeshme, një element më vete mbetet ndikimi i faktorëve të jashtëm që drejtojnë të rinjtë tek armët, për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

 

“Nevojat emocionale shpesh mbushen me modele që sjellin antivlera, si pasojë e teknologjisë, apo ata që imitojnë nga njëri-tjetri. Ata që ekspozohen në mënyrë të vazhdueshme i bën ata jo të ndjeshëm ndaj krimit në mosha të vogla, e për vite të tëra shkalla e ndjeshmëria bëhet shumë e ulët”.

E reja Gjikola mësohet se jetonte vetëm në kryeqytet, në zonën e Laprakës, një fakt që ndikon sipas sociologëve në ekspozimin e ngjarjeve të padëshiruara.

“Kur familja nuk e ka mundësinë t’i gjendet pranë, luhatet kujdesi prindëror dhe janë më të ekspozuar ndaj këtyre situatave, sidomos këto mosha”.  

Përdorimi i armëve nga adoleshentët nuk janë raste të padëgjuara për opinionin publik. Për të krimet në këtë moshë specialistët sugjerojnë rritjen e ndjeshmërisë nga institucionet përkatëse dhe edukimin për të respektuar jetën e tjetrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...