Edi Rama ka shkarkuar sot 70% të qeverisë dhe kjo gjë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe deputetët e opozitës.
Agron Shehaj ka publikuar në ‘facebook; një status ku këto shkarkime i krahason me atë të Saimir Tahirit.
Ja çfarë shkruan Shehaj:
Ndryshimet në qeveri janë përsëritje e skenarit Tahiri: Edi Rama largoi disa ministra të inkriminuar para se faktet e inkriminimit të tyre të bëhen publike dhe bashkë me ta hoqi edhe ca të tjerë për të dhënë idenë e reflektimit për të përmirësuar qeverisjen. Ndryshimet në qeveri janë thjesht një manovër dinake për të ndërtuar një fasadë të re, nën të cilën Edi Rama do të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin dhe oligarkët.