"Për të qeshur, plasmasi për fermerët rimbursohet kur ta kenë serën mbi 3 m të lartë"

Premte, 28 December 2018 22:01

Genc Juka, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Agrare i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se një nga kriteret që një fermer të përfitojë rimbursimin e plasmasit për serën e tij, është se duhet ta ketë në lartësinë mbi 3 metra.

Juka: Është për të qeshur. AZHBR-ja do të financojë plasmasin për fermerët dhe një nga masat, pra kriteret për ta financuar duhet ta kenë serën mbi 3 metra. Kur 97% e fermerëve e kanë poshtë tre metrave. E kanë bërë për ta përjashtuar.

Login to post comments