Librazhd/ Dyshohet se vodhi një motoçikletë, pranga 20-vjeçarit

Saturday, 29 December 2018 09:37

Një i ri nga Librazhdi është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka vjedhur në bashkëpunim me një minoren një motoçikletë në pronësi të shtetasit B.D.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar i riu E.N, ndërsa një 15-vjeçar po procedohet në gjendje të lirë  si bashkëpunëtor i të arrestuarit.

“Librazhd Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:  E.N., 20 vjeç, banues në Librazhd.

Si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin A.O., 15 vjeç banues në Librazhd. Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë vjedhur motoçikletë në pronësi të shtetasit B.D., banues në Librazhd.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal”,  shkruan policia.

Login to post comments